VLORE- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një takim me studentet dhe pedagogët e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë deklaroi se ky mandat do t’i dedikohet mësuesve. Nikolla pohoi se pagat e mësuesve do të pësojnë rritje, në mënyrë të tillë që të pëlqehet nga të rinjtë.

Po ashtu ai tha se nuk do të ketë më plotësim kuotash për mësues, por bursa studimi për maturantet ekslentë.

“Jemi ne nje institucion te akreditur nderkombetarisht. Ky ka qene nje proces i veshtire por mundesojme diploma edhe me te mira per tregun e punes per te qene te konkurueshem edhe ne tregun jashte vendit. Reforma jone ne arsimin e larte nevoje e re per permiresimin e kurrikules dhe kerkimit shkencor. Ne do te punojmë kete vit per nje analize shteruese per te pare se si diplomat jane te qasura ne tregun e punes. Largim te politikes nga universiteti. Administratori dhe rektori ne sherbim te cilesise akademike. Analize per te pare suksesin e studenteve por universitete do ti kthejme ne qendra te zhvillimit rajonal. E genjeshter dhe e pavërtetë qe ligji i ri ka rritur tarifat. Tarifat jaane te njejta dhe nuk ka rritje ne te gjitha programet e studimit ne te gjitha universitete publike. Koha e vërtetoi se buxhetet publike nuk shkojnë per universitete private por diversifikim mundësisht përmes projekteve. Universitete tona do te jene ne avangarda te politikave zhvilluese duke mundesuar perfitime te mundësive per komunitetin ne 2018 bibliotekë dixhitale per studentet dhe pedagoget. Realizojmë kete projekt per mundesi ne literaturën bashkëkohore. Ne te gjitha univerditete publike ofrim te kurseve te gjuhes angleze falas per te rinjte. Ky mandat do ti dedikohet mesuesve. Ata janë të parët për në që të jenë kyçe per komunitetet. Kualifikime serioze, rritje page për ta për ta bërë edhe të pëlqyeshëm për të rinjtë. Reforma fillon nga fakuktetet e edukimit. Jo me plotedim kuotash per mësues por bursa studimi maturantet ekslente. Qe kete vit rritje te notes mesatare per pranimet ne mësuesi”, tha Nikolla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: