Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Atdheut.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rrjeshtimi me Koalicionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacënueshme, janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë. Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste.”, shkruan Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: