Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot rizgjedhjen e Emmanuel Macron, President i Francës.

“Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze, me një shumicë të qartë e bindëse votash, është një fitore e Francës, e Evropës dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik.

Është një triumf i shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve.

Është fitore e të ardhmes, dëshirës dhe kontributit për paqe, kundër luftës, konflikteve, dhunës e ndarjeve.”, nënvizon Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb