Kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Austrisë, në Tiranë, Dr. Christian Steiner.

Nikolla vlerësoi mbështetjen afatgjatë të qeverisë së Austrisë, në kuadrin e  Strategjisë së Përbashkët të Bashkëpunimit për Zhvillim, sidomos në mbështetjen e reformave në arsimin profesional, qeverisjen e mirë, procesin e decentralizimit, mbështetjen e integrimit evropian dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Znj. Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën austriake për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për kapërcimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

“Ne i jemi mirënjohës Austrisë për mbështetjen e palëkundur ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë si edhe për vizionin e kontributin për nxitjen e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt familjes evropiane.”, theksoi Lindita Nikolla.

Marrëveshja e Mirëkuptimit mes dy parlamenteve, nënshkruar në mars 2020, parashikon,  ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, e cila do të nxisë edukimin qytetar dhe interesin e të rinjve për politikën dhe proceset demokratike.

Nik 1

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: