TIRANE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka reaguar pas publikimit të disa fotove nga deputeti i PD, Luciano Boçi, i cili shprehej se në një shkollë të Skraparit nxënësit hanin mish të pjekur dhe pinin raki.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Nikolla thotë se bëhet fjalë për shkollën vartëse me një klasë të vetme në fshatin Çorrotat, e cila në 15 shkurt 2018 është mbyllur për arsye sigurie.

“Bashkia Skrapar ka bërë ndërhyrjen për ta sjellë në kushte për vijimin normal të mësimit. Kryeplaku i fshatit, Albert Paja, ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për tre nxënësit dhe mësuesin e tyre.
Pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuuan për meremetimin e shkollës-klasë”- thotë ndër të tjera Nikolla.

Gtbf

Statusi i plotë:

Ja e vërteta mbi fotot e publikuara nga deputeti i PD, që shpifjen e ka kthyer në tiparin e tij dallues sa herë flet apo shkruan.
Fotot që serviren me komentet denigruese, nuk janë bërë në ditë mësimi dhe as me nxënës apo mësues të shkollës.
Bëhet fjalë për shkollën (me një klasë të vetme) vartëse në fshatin Çorrotat, e cila në 15.02.2018 është mbyllur për arsye sigurie. Bashkia Skrapar ka bërë ndërhyrjen për ta sjellë në kushte për vijimin normal të mësimit.
Kryeplaku i fshatit, z. Albert Paja, ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për tre nxënësit dhe mësuesin e tyre.
Pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuan për meremetimin e shkollës-klasë.
Ja se si gënjeshtra dhe shpifja e sjell këtë foto të bërë në shkurt të 2018-ës, kur shkolla-klasë nuk funksiononte si e tillë, sikur është sot.
Madje, edhe personat në foto bëhen mësues apo nxënës.
E lehtë z. Deputet. Meqenëse tre nxënësit e shkollës janë të vegjël, shih me kujdes se mos dallon mësuesin. Mirëpo, një gjë duhet ta dini z. Deputet: arsimin në “hell” nuk e çon dot balta që prodhon ti me një zell të admirueshëm, që tregon qartë se interesi juaj nuk është arsimi, por rreshtimi politik në PD.

Tani ju lutem lexojeni dhe një herë statusin dhe shikoni se sa i aftë dhe i përgjegjshëm është ky deputet.

45498052 2168177110122245 158708185572573184 N

45488901 2168177116788911 3595766978356183040 N

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: