Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Nikolla u shpreh se Kuvendi mbetet i angazhuar në mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës

Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Nikolla, garantoi se  Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb