Kryeministri Edi Rama foli sërish për përgjimet e Ndragheta-s, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë nga Shqipëria.

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus”, kryeministri Rama u pyet se pse “Niku”, që dilte në përgjimet e Ndragheta-s, ka marrë tre tendera të tjerë, pa pritur që SPAK të mbyllë hetimet.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se nuk është kryeministri që përgojon dynjanë, por është SPAK ai që bën hetime dhe që do të japë edhe përgjigjet.

Pyetje: Përgjimet e Ndragheta, “Niku” i përgjimeve është Besnik Halili, që së fundi ka marrë tre tendera të tjerë me 10 mln euro, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK, a nuk duheshin mbyllur hetimet më parë?

Rama: Ka ligje dhe etikë në këto punë. Të gjitha këto që thoni janë të papërputhura me realitetin. Nuk e kam për zakon të flas për emra kompanish e biznesesh, se nuk është puna e një kryeministri që të përgojojë dynjanë, sic e ka bërë paraardhësi im. Është gjë shumë e mirë që SPAK është përfshirë në këtë cështje për t’i dhënë një përgjigje atyre që, sipas meje, cfarë janë thënë, janë dokrra. Nëse ka gjëra që s’janë thënë, me siguri SPAK do t’i gjejë. Por deri më tani dokrra, dokrra, dokrra, shumë e thjeshtë, asgjë me sens.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb