Nintendo nga muaji janar do të ndalë shërbimet për video live për consolen Wii.

Netflix u ka dërguar një email të gjithë përdoruesve duke i informuar ata se Nintendo do të ndalë të gjitha shërbimet e video streaming për console pas 31 janarit 2019.

Ky njoftim i Netflix ndikon që Nintendo të suspendoj të gjitha shërbimet e video streaming në pajisjen e saj, që do të thotë as Amazon Prime e Hulu nuk do të mund të përdorin consolën.

Ky ndalim ka ndodhur për shkak të moshës së kësaj pajisje, pasi Wii ka filluar të shitet nga 2005 e deri 2011-n, para se video streaming të bëhet kaq e përdorur nga konsumatorët, madje edhe para lansimet të shërbimeve si Hulu e Amazon Prime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: