Më 22-23 mars 2024, u mbajt edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit “Movie Day” në Romanshorn të Zvicrës.

Në këtë festival konkurrojnë dy kategori të realizuesve të rinj të filmit: Në kategorinë e parë përfshihen filmat e krijuesve deri në moshën 16 vjeç, ndërsa në kategorinë e dytë janë filmat e regjisorëve deri në moshën 25 vjeç.

Në mesin e konkurruesve në kategorinë e dytë ishte edhe filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit.

Gjatë ndarjes së çmimeve, anëtari i jurisë Aaron Asteria, deklaroi se filmi ‘Ninullë’ ka ngjallur një debat të madh brenda jurisë, sepse është një film që ngërthen në vete pikëpamje nga balada e Goethes “Der Erlkönig” e deri te qasja e Frojdit për raportet prindër/fëmijë. Pas diskutimeve të shumta, juria, pa hezituar, vlerësoi se ky është filmi më i mirë.

Vlen të përmendet se për filmin “Ninullë” ky është çmimi i pestë që e merr nga shtatë festivale ku është shfaqur deri tani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: