TIRANE- Pak ditë më parë nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha i dënuar me 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

E ndërsa gjykata pritet të vendosë për fatin e tij, e paduruar dhe tejet nostalgjike shfaqet bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta.

Nuk dimë nëse kjo që ajo bën është një mënyrë për t’i dhënë zemër, deri sa ai të njihet me vendimin e gjykatës, apo thjesht nostalgji.
WhatsApp Image 2018-04-02 at 13.13.22
Bashkë me kohën që kalon, duket se këngëtarja ndjen më shumë mungesën e bashkëshortit, të cilin e quan “gjysma ime më e mirë”.

Nuk dimë nëse fotoja e Rezartës me Ermalin është shkrepur sot, por të shumta kanë qënë komentet që i uronin atyre bashkim sa më të shpejtë.

Kujtojmë se Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: