Historia e krimit të rëndë brenda familjes në Gramsh, ku burri mbyti gruan me jastëk, duke e lenë të vdekur në vend, është kthyer sot në emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti.

Autori Alvin Hysa, banonte në Grekan të Gramshit, Gurije Hysa, ndërsa mbyti nënën e tre fëmijëve të tyre, të cilët janë sot 9, 12 dhe 14 vjeç. Tezja e autorit rrëfeu se vet Alvini që në moshën 17-vjeçare kurohej nga probleme të shëndetit mendor.

Por edhe pse autori kishte këto probleme ai në vitin 2007 u martua me Gurien dhe sollën në jetë 3 fëmijë, që aktualisht qëndrojnë me gjyshen në kushte të vështira ekonomike. Tezja e autorit, Hajria tregon se çifti ka pasur shpesh konflikte, kryesisht nga ato të xhelozisë. Atë natë që ndodhi krimi autori ishte kthyer në shtëpi pasi qëndronte me bagëti. Sipas saj, ata nisën të kishin një konflikt pasi autori ndjente një lloj ftohje apo largim nga ana e të ndjerës, debat që përfundoi tragjik. Histori e kësaj familje e ka zanafillën kur autori ishte 17 vjeç dhe u dhunua në mënyrë barbare nga të panjohur.

“Ishin shumë mirë, hëngrën pimë, kishte parë dhe ndeshjen se lozte Shqipëria me Turqinë dhe më pas djali iku nga dhoma.I kemi thënë- ‘Ç’na bëre kështu Alvin?’. ‘Kjo është punë çifti’, na ka thënë.
Nipi im është dënuar, ka bërë dhe 8 muaj burg përpara për dhunë ndaj të ndjerës. Ishte dy vite përpara se të ndodhte ngjarja që e mbyti me jastëk më 23 mars 2019. Zonja lajmëroi policinë dhe u largua te familja e saj, ndërsa policia mori atë dhe ai u dënua me 8 -muaj burg. Ribashkimi ndodhi se e ndjera nuk kishte vend, nuk ndihej mirë te babai aty ku ishte, nuk kishte gjendje ekonomike. I tha kunata e vet që do të rikthehet te Alvini.”, tha tezja e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: