Xhaxhai i Indrit Çelës, Kleanthi Çela ka akuzuar policinë e Tiranës se kjo e fundit ka shkuar 1 orë me vonesë në vendin ku u vra nipi i tij.

Teksa ndodhet në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ bashkë me vëllain e tij (babai i Indritit) xhaxhai i viktimës akuzoi policinë se kjo e fundit ka fshehur ngjarjen.

“Çfarë të hajë dhe të pijë nëna kur të ikën një fëmijë. E çon djalin në punë dhe e vrasin. Është skandal. Edhe në kohën e luftës s’të vrisnin kështu. të vrasin pas shpine është çmenduri. Unë e kam marrë vesh nga policia e Ballshit. Vëllai kishte dërguar gruan në Tiranë tek djali dhe nuk e besonte. I kam thënë vëllait që djali është në spital dhe po operohet. Kur shkuam në Tiranë… nuk di.. nuk kam fjalë të themi. Ta marrësh në punë dhe ta vrasësh në shtëpi dhe shteti nuk vë dorë, kjo është skandaloze. Kam informacionet e mia se aty policia ka ardhur 1 orë më vonë. Pse ka shkuar 1 orë me vonesë?”, tha Kleanthi Çela.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: