SHËNGJIN

Ka nisur pasditen e sotme, në plazhin e Shëngjinit, aksioni “Bregdeti ynë”.

Ky aksion, konsiston në prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.

Gazetari Elidon Ndreka, raporton për “BalkanWeb”, se burime pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë bërë të ditur, se në zonën e Shëngjinit, janë planifikuar të prishen rreth 10 objekte.

Sipas IKMT-së, në objektet e parashikuara për t’u prishur, parashikohen si ato me konstrukt betoni, edhe kioskat e ndryshme metalike.

Ky aksion, do të vijojë për ditë të tëra në Shëngjin, për t’u shtrirë më pas, në të gjithë bregdetin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: