TIRANË- Ka nisur sot nga Qesaraka aksioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam”,  një nismë që do të shtrihet në të gjithë vendin. Në ditën e parë ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Mjedisit Blendi Klosi si dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e ardhur enkas për këtë aksion.

TE PASTROJME SHQIPERINE

Ministri Klosi tha se deri tani janë regjistruar 160 mijë vullnetarë që do të marrin pjesë në pastrimin e Shqipërisë.

“Aksioni Pastrojmë Shqipërinë që duam, fillon sot por vazhdon për 6 muaj. Është një nga zonat simbol. Bashkë me 160 mijë vullnetarë të regjistruar ne po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Sot një ditë e madhe. Së bashku me pushtetin lokal të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë vitit”, tha Klosi.

TE PASTOJEM SHQIPERINE

Ndërsa Ministrja e Kosovës Albena Reshitaj bashkë me organizatën “Të pastrojmë Kosovën tha se natyra duhet trajtuar siç duhet dhe iu bëri apel qytetarëve t’i bashkohen aksionit për pastrimin. “Shqipëria dhe Kosova kanë bukuri natyrore që meritojnë të mirëmbahen. Natyra duhet të trajtohet siç duhet. Kjo është iniciativa e parë e imja në një projekt të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Ju bëj apel gjithë qytetarëve të bashkohen dhe këta muaj ta pastrojmë vendin”, tha Reshitaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb