Mungojnë afro 2 muaj deri në ditën kur do të hapet merkato, me 30 qershor, por ka menduar Ralf Rangnick për të nxjerr menjëherë Paul Pogba në shitje: “Pogba nuk do të rinovojë kontratën, me shumë mundësi ky është sezoni i tij i fundit me Man.United”, u shpreh tekniku gjerman, i cili në fund të këtij sezoni do ti lerë vendin Erik Ten Hag. Nga Anglia bëjnë me dije se ka qenë pikërisht trajneri i ri i cili ka udhëzuar drejtuesit të klubit që ta lënë të lirë Pogba, me sa duket francezi nuk bën pjesë në planet e tij.

Pogba
Pogba

Pyetja që shtrohet tani është, ku do të transferohet Pogba? Tifozët e Juves ëndërrojnë prej kohësh një rikthim të tij në Torino por paga që përfiton Pogba, aktualisht 15 milionë euro, mbetet një pengesë shumë e madhe. Juventus mund ti ofrojë maksimumi 7,5 milionë euro.

Pogbaaa
Pogbaaa

Dy mbeten pistat më konkrete, PSG dhe Real Madrid, dy klube që mund të përballojnë pagën e mesfushorit francez, gjithashtu i ofrojnë mundësin për të fituar trofe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb