TIRANE- Ka nisur aplikimi për përfitimin e bursave universitare dhe pasuniversitare në universitetet publike të Polonisë për vitin akademik 2015- 2016. “Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë, Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë ofron të drejta studimi universitare dhe pasuniversitare në universitetet publike të Polonisë, për vitin akademik 2015-2016”, – thuhet në njoftimin e MAS.

Të interesuarit për këto të drejta studimi duhet të dërgojnë me postë pranë Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentet e mëposhtme: Aplikantët për studime universitare do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës polake, ndërsa aplikantët për studime pasuniversitare, të cilët nuk i kanë kryer studimet e tyre universitare në Poloni, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e njohjes së gjuhës polake. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është data 3 korrik 2015.

Shpenzimet e udhëtimit për në Poloni, si dhe shpenzimet e ushqimit dhe të akomodimit, të cilat shkojnë afërsisht 350 në muaj, duhet të mbulohen nga vetë aplikantët. Pala polake merr përsipër tarifën e shkollimit dhe mundësinë për akomodimin dhe ushqimin me pagesë në konviktet dhe mensat e studentëve. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit janë dokumentet që kandidatët duhet të dorëzojnë me postë pranë Ministrisë së Arsimit brenda datës 3 korrik.
(ed.me/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: