Nis sot aventura e Tiranës në Europë. Bardheblutë do të përballen në Stade Jos Nosbaum ndaj Dudelange, në kuadër të turit të parë kualifikues të Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me skuadrën nga Luksemburgu dhe kampionët e Shqipërisë që kanë njohur publikun me titullarët.

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka vendosur të luajë nga minuta e parë me Seferi, Xhixha dhe Da Silva. Në mesfushë ka emra si Totre, ndërsa prapavija duket mjaft e konsoliduar. Më poshtë keni rreshtimet:

Tirana (4-2-3-1): Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Limaj, Totre, Aleksi, Seferi, Xhixha, Da Silva Trajner: Orges Shehi

Duddelange (4-4-1-1): Fox, Skenderovic, Da Costa, Diouf, Kirach, Gashi, Sinani, Bojic, Morren, Hadji, Nader Trajner: Carlos Fangueiro

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb