Në Maranello ka nisur epoka Lewis Hamilton. Piloti britanik, 7 herë kampion i Botës, ka mbërritur për herë të parë, në atë që do të jetë shtëpia e tij e re, duke nisur zyrtarisht aventurën si pilot i Ferrarit. “Kam arritur shumë trofe të rëndësishëm në karrierën time, por mund të them se ardhja ime tek Ferrari është realizimi i një ëndrre”, ka shkruar piloti britanik në rrjetin e tij social Instagram, duke shpalosur për fansat , emocionet e para, pas mbërritjes në shtëpinë e “Kokë Kuqes”.
Në hyrje të Maranellos, me qindra ishin ndërkohë fansat e Lewis Hamilton që patën fatin të prisnin 7 herë kampionin e botës e të merrnin autografe prej tij.
Hamilton do të nis të mërkurën edhe testet e para me Ferrarin, ku do të njihet më shumë me gjithë sistemin e mënyrën e funksionimit të skuderisë italiane.
Sezoni i ri i Formula 1, do të nis më 16 Mars, me garën e parë që do të jetë ajo e Melburn në Australi.