Manchester United arriti akord me trajnerin Ten Hag para pak javësh. Tekniku hollandez do të mbërrijë nesër më Manchester, pasi të hënën nisin stërvitjet për përgatitjet para-sezonale.

Shumë çështje për t’u diskutuar dhe padyshim se në tavolinë do  shtrohen edhe emrat e merkatos. Ten Hag do japë emrat e lojtarëve që nuk i ka në plane dhe natyrisht, emrat e atyre që kërkon në dritaren e transferimeve.

Numri një i pankinës do përçojë te grupi edhe rregullat e reja.

Futbollistët që pritet të jenë në Carrington të hënën janë: David de Gea, Dean Henderson, Tom Heaton, Aaron Ëan-Bissaka, Victor Lindelof, Eric Bailly, Phil Jones, Axel Tuanzebe, Brandon Ëilliams, Luke Shaë, Donny van de Beek, Amad, Jadon Sancho, Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb