ROMË 

Ka nisur në stadiumin “Olimpiko” të Romës ceremonia madhështore e hapjes së Euro 2020. Në pamjet e publikuara nga UEFA, duket atmosfera spektakolare në stadium ku nuk kanë munguar performancat gati jashtëtokësore.

Stadiumi i mbushur me spektatorë, teksa në qiell janë lëshuar tullumbace në formë topash shumëngjyrëshe, balet dhe këngë në fushën e gjelbër ku sot do të luajë Italia me Turqinë.

https://www.youtube.com/watch?v=jPGDX93R76M

Në këtë ceremoni, këndoi edhe tenori i mirënjohur italian, Andrea Bocelli. Euro 2020 nisi me vonesë një vit, për shkak të situatës së koronavirusit.

Kampionati Europian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, kurse hapja shënohet me ndeshjen e Grupit “A” midis Italisë dhe Turqisë në Stadiumin Olimpik në Romë. Ndeshja finale është caktuar për 11 korrik në Uembley në Londër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Titulli i kampionit të Europës do të mbrohet nga Portugalia përsëri e udhëhequr nga një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo. Së bashku me të, përzgjedhësi Fernando Santos do të mbështetet në disa lojtarë të tjerë me përvojë si Pepe (38 vjeç), Jose Fonte (37) ose Joao Moutinho (34).

Rrethi më i ngushtë i favoritëve, përveç Portugalisë, përfshin edhe kampionët aktual të botës Franca, Spanja, Anglia, Gjermania, Belgjika dhe Italia. Në planin e dytë, janë nënkampionja e botës Kroacia, Holanda, Turqia, Polonia.

Vlen të përmendet se EURO 2020 do të ketë gjithashtu dy debutues, ekipet kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës. Maqedonia e Veriut arriti sukses historik duke mposhtur Kosovën dhe Gjeorgjinë. Heroi ishte 37-vjeçari Goran Pandev, i cili shënoi në duelin e fundit të barazhit në Tbilisi për një triumf të madh me rezultatin 1:0. Me fitoren e fundit (2:1) kundër Gjermanisë në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2022, Maqedonia e Veriut ka treguar se është në gjendje të befasojë edhe favoritët më të mëdhenj. Prandaj, ata nuk duhet të eliminohen shumë shpejt nga lufta për raundin e dytë në Grupin “C”, i cili përfshin gjithashtu Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb