PS ka nisur fazën e dytë të procesit ‘’Deputeti që duam’’ prej të cilës disa qytetarë nga fusha të ndryshme do të kenë mundësinë të jenë pjesë ne listën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga qindra aplikime Komisioni ka zgjedhur më të mirët dhe tashmë është radha për hapin e fundit.

Për këtë PS ka organizuar një akademi të mirëfilltë politike, në një proces që do të zgjasë disa ditë ku lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm e trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim një pjesë e garuesve i bashkohen ekipit të PS për 25 prillit, kurse të tjerët që nuk kualifikohen janë të ftuar të bëhen pjesë e PS si anëtarë.

”Sot realisht ndihem shumë krenar që e kemi ccuar para këtë proces që ndodh për herë të parë në 30 vite. Zanafillën e ka tek Reforma Zgjedhore, që shënoi moment historik me hapjen e listave. Kjo ishte arsyeja pse u mor kjo iniciativë. Si partia më e madhe në vend, ne duam një bazë të mirë të kandidatëve, përfaqësues të komuniteteve që përfaqësojnë zonat e tyre denjësisht. Jam i entuziazmuar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘”Deputeti që duam’’. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me ccfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta.

Me lista të hapura pushteti i kthehet sovranit. Për këtë qëllim ne si partia më e madhe duhet të jemi në lartësinë, dhe të përzgjedhim politikanët më të përkushtuar dhe kualifikuar. Kjo s’vjen vetëm prej listave të hapura, por edhe krizave të paprecedenta lokalisht e globalisht.

Të nderuar pjesëmarrës, shumë prej jush janë profesionistë në fushat tuaja dhe do jenë vlerë e shtuar. Vetëm me qytetarë të ndërgjegjshëm mund të kemi politika gjithpërfshirëse.
Është një proces që do vijojë disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike. Lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues nga parlamentet e vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerëve i ftojmë të bashkohen me PS.”- tha Balla.

Fjala e plotë:

Sot ndihem shumë krenar sot për shkak se kemi konkretizuar një premtim të dhënë jo vetëm ndaj elektoratit të Partisë Socialiste por më gjerë ndaj qytetarëve.

Zanafilla është reforma zgjedhore e cila shënoi një moment historik për demokracinë shqiptare. Hapja e listave në fakt përfaqëson thelbin e vlerave të PS dhe kjo ishte arsyeja përse kjo iniciativë u mor dhe u mbështet nga Partia Socialiste.

Si Partia më e madhe në vend ne duam të kemi një bazë të mirë të ekipit të kandidatëve për të mundësuar përzgjedhjen e më të mirëve të komuniteteve që të vijnë në parlament dhe të përfaqësojnë zonat e tyre elektorale. Parlamenti është themeli i një demokracie dhe  përzgjedhja e përfaqësuesve më të denjë është detyrimi ynë.

Jam i entuziazmuar edhe për interesin e lartë në shprehur nëpërmjet aplikimit në platformën “Deputeti që Duam’ e cila u përkthye në një përgjegjësi të madhe për Komitetin përzgjedhës i cili e pati shumë të vështirë të për zgjedhte më të mirët në qindra aplikime.

E kam theksuar edhe herë të tjera që falë reformave të thella të jetësuara gjatë këtyre viteve nën drejtimin e Partisë Socialiste,  Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me atë të 7 viteve më parë. Nuk është momenti për të bërë bilancin, por ajo që dua të nënvizoj është  nevoja për të vazhduar  në këtë rrugëtim aspak të lehtë.

Në këtë moment është rëndësishme të zgjedhim njerëzit e duhur, me bindjen se ata që do të kenë mbështetjen e komunitetit që prej fillimit do të kenë fuqinë për të sjellë ndryshimet e vërteta.

Me listat e hapura pushteti kthehet te sovrani, i cili tanimë do të jetë zëri i vetëm që do të përzgjedhë përfaqësuesit e tij.

Për këtë qëllim ne si Partia më e madhe kemi detyrimin që të jemi në lartësinë e kësaj sfide dhe të mundësojmë përzgjedhjen e politikanëve më të mirë, më të kualifikuar dhe të përkushtuar.

Megjithatë duhet të theksoj se përzgjedhja e kandidatëve më të kualifikuar nuk vjen vetëm si rrjedhojë e listave të hapura por edhe si nevojë e sfidave të paprecedenta që po përjetojmë lokalisht dhe po të duam edhe globalisht.

Projekti i integrimit evropian gjithashtu është një sfidë konstante prej dy dekadash tashmë, e cila për shkak edhe të momentumit në të cilën ndodhemi kërkon vendimarrës të kualifikuar në shumë drejtime.

Të nderuar pjesëmarrës,

Shumë prej jush janë profesionistë të mirë në fushat përkatëse, dhe jam i bindur që do jeni një vlerë e shtuar në politikën shqiptare. Pavarësisht këtij rrugëtimi vullneti dhe dëshira për të qenë pjesmarrës në vendimarrjen publike nuk duhet të shuhet në asnjë çast. Pasi vetëm me qytetarë të ndërgjegjshëm mund të kemi një demokraci më cilësore dhe politika publike gjithpërfshirëse.

Në këtë fjalë timen më lejoni të falenderoj Zyrën Friedrich-Ebert-Stiftung në Tiranë dhe veçanësisht drejtuesen e saj që mbështeti realizimin e kësaj akademie.

Natyrisht falenderoj edhe tre trajnerët të cilët do të mundësojnë që të gjithë pjesëmarrësit të marrin infomrcionin e nevojshëm në lidhje me tematikat e kësaj Akademie Politike.

Falenderoj edhe folësit specialë të Akademisë eurodeputetë, ish Komisionerë të Bashkimit Evropian, studiues të cilët nëpërmjet eksperiencës dhe njohurive në fushat përkatëse do të jenë një vlerë e shtuar e kësaj Akademie. Duke ju uruar trajnim të mbarë, fjalën i’a kaloj Drejtueses së Friedrich-Ebert-Stiftung në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb