KORÇË
Në qytetin e Korçës po mbahet një festë madhështore e birrës.
Qytetarë të shumtë korçarë, shqiptarë dhe të huaj kanë mbushur rrugët kryesore të qytetit dhe po dëfrejnë, duke shijuar birrën e mrekullueshme.
Birra Korça është zgjedhja e parë e shqiptarëve dhe vizitorëve të shumtë në vendin tonë.
Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës, që janë: hyrja falas, program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja.
Festa e birrës në Korçë mbahet nga data 14 deri 18 gusht.
Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri. Ky event u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.
Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.
Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.
(d.xh/Balkanweb)