Barcelona duket se po ‘spastron’ ekipin pas ardhjes së trajnerit holandez Koeman.
I pari duket se është Rakitiç i cili zyrtarisht është i Sevilla-s për 1.5 milionë euro, teksa ky është një rikthim i kroatit pas 6 vitesh në ‘Camp Nou’ ku vërtet fitoi shumë.
Por ndërkohë te Barcelona situata duket se është një ‘furtunë’ me Messin që nuk paraqitet në stërvitje dhe klubin që e mban të mbërthyer për mos e lënë lotjar të lirë deri në 2021 kur i përfundon kontrata.
Por ndërkohë Barcelona duket gati për një revolucion në sezonin e ri, pasi trajneri i ri Koeman duket se do të spastrojë ‘gardën e vjetër’ nga Vidal, Busquets, Pique dhe Suarez.
(BalkanWeb)