Papa Francesku është vaksinuar kundër Covid-19. Siç kishte njoftuar, këtë mëngjes ai u paraqit në ambulancën e ngritur përpara sallës Nervi, e cila normalisht priste, para pandemisë, ngjarjet e mëdha në Vatikan dhe gjithashtu audiencën e gjerë.

Lajmi për vaksinimin e Papës, me vaksinwn e Pfizer, për ruajtjen e së cilës edhe objektet shëndetësore të Selisë së Shenjtë janë pajisur me një ftohës, qarkulluan në shtypin argjentinas, ndërsa Vatikani zyrtarisht nuk komentoi dhe u kufizua në komunikimin, përmes zëdhënësit Matteo Bruni, i cili tha se “këtë mëngjes fushata e vaksinimit kundër Covid-19 filloi në sallën Paul VI”. Ratzinger do të vaksinohet këto orë, komunikohet nga sekretari i tij, Imzot Georg Gaenswein.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: