BUKURESHT- Gjykata e Lartë e Rumanisë hapi sot një gjyq kundër kryeministrit rumun, Viktor Ponta, i akuzuar për falsifikim, evazion fiskal dhe pastrim parash. Kryeministri i Partisë Socialdemokrate nuk u paraqit në sallën e gjyqit. Rumania ka dënuar disa zyrtarë të nivelit të lartë për korrupsion, duke përfshirë ish-kryeministrin dhe mentorin politik të Pontas, Adrian Nastase, por kurrë më parë nuk ka vënë një drejtues të qeverisë në gjykim.

Ponta, 43 vjeç, nuk do të arrestohet pasi ai ka imunitet. Parlamenti refuzoi të heqë imunitetin e tij në muajin qershor, pavarësisht interpelancës së prokurorëve.

Agjencia rumune kundër korrupsionit, DNA, pretendon se Ponta ishte përfshirë në një skemë të evazionit, pastrimit të parave dhe taksave në vitet 2007-08, në mbledhjen e të paktën 180 000 lei (45 000 dollarë) nëpërmjet faturave të rreme.

Krimet e dyshuara janë kryer para se Ponta të bëhej kryeministër në maj të vitit 2012. Ai ka mohuar akuzat dhe hodhi poshtë thirrjet për të dhënë dorëheqjen. E rrënuar nga korrupsioni, Rumania ka hedhur në gjyq mijëra nëpunës publikë duke dënuar disa zyrtarë të rangut të lartë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: