Në Buenos Airies të Argjentinës ka nisur të martën edhe gjyqi i shumëpritur për vdekjen e Maradonës. El Pipe del Oro u nda nga jeta në 25 Nëntor të 2020, në moshën 60 vjeçare, pasi u shtrua në spital nga një krizë kardio-respiratore. Vdekja e tij megjithatë u shoqërua me akuza të forta ndaj stafit mjekësor, për neglizhencë nga familjarët e Diego Armando Maradonës.

Anëtarët e familjes dhe 8 të akuzuarit mbërritën në gjykatën në një periferi të kryeqytetit Buenos Aires, me infermierët e Maradonës, një neurokirurg dhe një psikiatër mes të akuzuarve për vrasje.

Jashtë gjykatës së apelit në San Isidro, tifozët mbanin tabela me mesazhin “Drejtësia për D10S”,

Ekipi i tij mjekësor po hedh poshtë akuzat për “vrasje me qëllim” në trajtimin e ish-lojtarit të Boca Juniors dhe Napolit. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënime me burg nga t8 deri në 25 vjet.

Më shumë se 100 deklarata të dëshmitarëve pritet të paraqiten në gjykatën prej tre anëtarësh, nga familjarët dhe mjekët e deri te miqtë dhe gazetarët.

Në vitin 2021, hetuesit e klasifikuan rastin si vrasje nga pakujdesia, pasi përcaktuan se të pandehurit ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes shëndetësore të Maradonës dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme për ta shpëtuar.

Shokues ishte edhe momenti kur njëri prej avokatëve të familjes së Maradonës shpalosi në sallë foton e Diegos në momentin kur ndërroi jetë, kur shihet gjendja e mjerueshme e tij. Në këtë moment vajzat e të ndjerit Dalma e Giannina shpërthyen në lot, gjë e cila detyroi gjyqtarin e çështjes të shtyjë seancën. Gjykimi i rastit të vekjes së Maradonës pritet të zgjasë disa muaj.

Vdekja e Maradonës ka tronditur kombin argjentinas e jo vetëm. Idhulli i shumë brezave me radhë la gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit, ndaj çështja e vdekjes misterioze të tij meriton drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: