Lirimet me kusht të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë kriminale, janë bërë shkak për nisjen e një hetimi në të gjitha burgjet ne vend. News24 mëson se drejtoria e përgjithshme e burgjeve po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit, për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht.

Urdhri i firmosur nga kreu i Bugjeve, Agim Ismaili, u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej dhjetë ditësh, janë duke u inspektuar dosjet e të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht. Një burim nga burgjet tha se të gjithë punonjësit që do të gjenden me shkelje, do të kallëzohen penalisht në prokurori. Të dënuarit, të cilët ja kanë dalë të fitojnë lirinë me kusht, kanë marrë në njëfare mënyrë edhe bekimin e zyrtarëve të burgjeve.

Kjo sepse në raportet dorëzuar në gjykata, për pjesën dërrmuese të të dënuarve, punonjësit e burgjeve I kanë vlerësuar për sjellje shumë të mirë, edhe të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Lirimet me kusht janë shndërruar në një shqetësim të madh kohët e fundit dhe për këtë shkak, për këtë shkak Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se do ti ketë prioritet të punës se institucionit që drejton. Kohët e fundit, gjylatat kanë liruar edhe trë dënuar me burgim të përjetshëm, sic janë e Gert Gjenerali apo Endrit Dokle, ky i fundit ish-kreu i një prej fraksioneve të bandës së Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb