Për herë të parë inspektorët tatimorë të Bashkisë se Sarandës, shkuan te bizneset jo më me blloqe kontrollesh dhe gjobash në dorë, por të pajisur me teknologji dixhitale.

Dy inspektorë tatimorë, te pajisur me autorizimin e Bashkisë dhe tabletin e kitet përkatëse, realizuan inspektimin e parë online të një subjekti që ushtron aktivitet ekonomik në Lagjen Nr. 2 të Sarandës.

Gjate prezantimit te menyres dixhitale te inspektimit, që përfaqëson një qasje të re në marrëdhënien me biznesin, Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari, tha se nuk synohet penalizimi i bizneseve, por formalizimi i tyre.

Kjo menyre inspektimi ngushton hapësirat për korrupsion, pasi te dhenat e çdo kontrolli te ushtruar hidhen në sistem dhe aktet online i jepen edhe të printuara subjektit, qe t’i japin mundesine e apelimit. Inspektimi online i bizneseve i shërben formalizimit, sidomos të bizneseve të ndodhura në vështirësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb