Champions League ishte një ëndërr e madhe, një dëshirë e madhe për të shkuar sa më larg në turneun më prestigjioz për klube, fati dhe rivali bën që kjo ëndërr të përfundonte në turin e parë por aventura e Partizani në Europë nuk përfundon këtu. Të kuqtë zbresin në Europë League me dëshirën e madhe për të shkuar sa më gjatë në këto kompeticion që sjell miliona në arkat e klubit. Një nga detajet e vetme që zbehu jo pak sfidën kundër Karabak ishte atmosfera e vakët në shkallët e stadiumin “Selman Stërmasi”.

Partizani Biletat
Partizani Biletat

Me anë të një njoftimi për mediat klubi i kuq ka bërë publik çmimin e biletave për sfidën kundër Sherif Tiraspol, 1 mijë lek të reja për tribunat dhe 300 lek për sektorët e tjerë të stadiumit, çmime të arsyeshme për të pasur sa më shume mbështetje nga tifozeria e tyre zjarrtë. Djemtë e Franko Lerdës vijojnë përgatitjet për të qenë gati për sfidën e së enjtes në orën 17:30, e vlefshme për raundin e dytë në Europa League, sfidë e cila do të drejtohet nga një trupë gjyqtarësh nga Rusia.

Uefa Shorti Partizani
Uefa Shorti Partizani

Këtë të hënë, Partizani ka mësuar dhe rivalin e radhës në turin e tretë në Europa League, gjithnjë nëse kalojnë Sherif Tiraspol. Kampionët e Superligës do të përballen me humbësin e çiftit Marbor(Slloveni)-Aik(Suedi).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb