TIRANE– Çështja e ekstradimit të Nezar Seitaj është kthyer sërish në qendër të diskutimeve në Kuvend. Ndonëse javën e kaluar u kërkua nga opozita llogari për procedurat e ekstradimit, kërkesa u shoqërua me përplasje në Kuvend, ku deputetët e PD dhe LSI bllokuan foltoren.

Ndaj, në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi se opozita ka kërkuar interpelancë urgjente për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj sa i takon ekstradimit të Nezar Seitaj, i njohur si financieri i ‘Habilajve’.

Kërkesa u bë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI, Petrit Vasili, ndërsa ajo u fut në kalendar.

Pas akuzave që lëshoi deputeti i PD-së Enkeljed Alibeaj, ministrja Gjonaj iu përgjigj akuzave. Ajo theksoi se që në fillim të punës së saj ka dashur që të zbatohet reforma në drejtësi, që opozita sipas saj se ka dashur. Mes të tjerash ajo tha se gjithë kjo zhurmë bëhet si sherr i radhës nga opozita.

Ministrja tha se për ekstradinin e Seitit u ndoqën procedura ligjore.

FJALA E GJONAJ
Të nderuar deputetë, qytetarë, jam thirrur në këtë interpelancë jo për një çështje ligjore dhe as një debat ligjor, por për një motiv të mirëfilltë politik. Të kujtdo që ka kërkuar paraqitjen time këtu sot. Por kur e kam marrë këtë detyrë, kam pasur edhe unë motivin tim të mirëfilltë politikë. Kështu që sa më shumë për tu përballur argumentet, ky është një rast mjaft i mirë për të përballur me të gjithë. Edhe pse jemi përballë njëri-tjetrit në këtë rast. Ju jeni përballë meje, sepse kërkoni një kauzë që se keni, një konflikt që se shmangni dot, një arsye të radhës për një sherr të radhës. Unë përballë jush, jam këtu sot sepse kam kauzën e kësaj qeverie që është; reformimi i drejtësisë. Jam në konflikt me ju pikërisht sepse ju jeni në konflikt me reformën në drejtësi dhe jo thjesht me qeverinë. Kur kam nisur të japë kontributin tim për reformën drejtësi nuk isha as ministre e as deputete e as aktiviste parti, por isha thjesht një eksperte me qëllimin e mirë dhe besoja fort tek nevoja ulëritëse e kësaj nevoje. Në fillim ishte dhe qytetar dhe profesional.

Rrugës duke parë se si politika juaj u kthye në armë kundër reformës në drejtësi dhe ju në ushtarë të një beteje pa asnjë parim profesional dhe qytetar, kundër reformës në drejtësi, motivi im për tu përballur me ju u bë aq sa edhe politik. Politika është për t’u bashkuar me ata që mendojnë si ti, kundër atyre që bien ndesh me bindjet e tua. Për ta bërë me sukses avokatinë e veprimeve ligjore në rastin konkret, sduhet as diploma e drejtësisë dhe as ndonjë mundim i veçantë. Diplomën e kam dhe mundimin e veçantë nuk ia përtoj. Në këtë rast duhet një sens drejtësie që unë e kam brenda motivit tim politik. ndërsa ju fatkeqësisht, motivi politik ua përjashton si pikë referimi i ditës që kundërshtuar vettingun e reformën në drejtësi.

Ky është precedenti i parë për një kërkesë të tillë, për një interpelancë për një çështje të tillë. Ministria e Drejtësisë vepron vetëm në bazë të akteve ligjore dhe ndërkombëtare që janë në fuqi dhe për rastin në fjalë është ndjekur me përpikmëri e njëjta procedurë ligjore e shumë e shumë rasteve të mëparshme, e shumë e shumë viteve për ekstradimin e shtetasve në republikë ne Italisë. Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë edhe unë kam zbatuar si të gjithë paraardhësit e mi, përfshi dhe ata që sot motivi politik kundër reformës në drejtësi i ka ngritur kundër meje, një vendim gjykate të formës së prerë, të përcjellë nga prokurorinë e përgjithshme për lejimin e ekstradimit të një personi të kërkuar nga prokurorinë e Katanias. Kujtoj se bëhet fjalë për të njëjtën prokurori që akuzuesit e mi sot e ngritën në qiell para disa muajsh si të ishte dora e vetë Perëndisë në hetimin e një grupi kriminal famëkeq, grupi Habilaj.

Sqaroj po ashtu se Ministria e Drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin vetëm në bazë të një veprimi gjykate dhe në bazë të dokumentacionit që verifikon prokuroria dhe gjykata. Nuk mund të kryejë veprime hetimore, gjykuese dhe aq më tepër të vërë në diskutim zbatimin e vendimit të një gjykate. Vendim, i cili e përcakton qartë që nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos lejuar ekstradimin e këtij personi. Ligjet dhe konventat e diktojnë mjaft qartë sikur nuk lë vend për asnjë interpretim për pozicionin e Ministrit të Drejtësisë në trajtimin e kërkesave për ekstradim. Unë nuk kam vepruar as më shumë e as më pak nga paraardhësit e mi, si ju zot Alibeaj etj, disa nga të cilat për mosçudinë time kanë hedhur lum akuzash kundër meje, apo ndonjë prej tyre ka marrë përsipër të bëhet krejt qesharak duke hedhur qorrazi poshtë tërë ngrehinën e jurisprudencës lidhur me ekstradimet.

Çfarë kërkoni nga unë përveç sebepit të ri politik thjesht për të bërë një zhurmë të radhës. Ju e dini shumë mirë se ky është një sebep i krijuar nga hiçi por njësoj si unë edhe çdo qytetar i vëmendshëm ndaj politikës, pas shpërthimit të konfliktit për reformën në drejtësi e di aq mirë sa ju që nuk është sensi i së drejtës e as ndërgjegjja e ligjit por është frika nga drejtësia ajo që i krijon sebepet tuaj për konflikt. E meqenëse po flasim për frikën, me sa duket ajo nuk është aq e centralizuar në majën e kupolës tuaj dhe jo aq abstrakte për ndonjërin nga ju.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb