Ministria e Jashtme e Greqisë jep alarmin për shkrepjen e armëve në Ukrainë, teksa e gjithë bota mban frymën ër nisjen e luftës nga Rusia.

Ministria greke njofton se janë vrarë dy pjesëtarë të komunitetit grek në Ukrainë, si edhe janë plagosur dy të tjerë. Në një njoftim për mediat, ministria thekson se ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas.

Bëhet fjalë për fshatin e njohur si Granitna, në zonën e kontaktit mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro rusë.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë detaje mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga qeveria e Ukrainës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb