DURRES

Jo vetëm bregdeti i Vlorës por tani edhe në vijën bregdetare Kavajë-Durrës do të ketë një linjë të mirëfilltë udhëtimi për turistët vendas dhe të huaj.

Anija e Parë Turistike u nis këtë të mërkurë në udhëtimin e saj të parë.

Mali i Robit- Kepi i Rodonit është itenerari që do të përshkojë çdo ditë anija turistike e cila do të ofrojë për pushuesit një tjetër mundësi për të kaluar pushimet e tyre.

Perurmi i kësaj linje u bë nga ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi me operatorët kryesore turistikë në Malin e Robit dhe Golem. Ministri i bëri thirrje komunitetit të biznesit të investojë për krijimin e nje industrie të re në hoteleri, që është industria e detit.

Në këtë lundim të parë të Anijes turistike, vetë operatorët turistikë i shprehën ministrit Klosi mundësitë e zhvillimit të turizmit në këtë pjesë të bregdetit me qëllim ofrimin e paketave të plota turistike për pushuesit.

Resortet dhe hotelet me 5 yje të ndërtuara vitet e fundit në bregdetin e Kavajës ku terheq vemendjen resorti “Prestige” i kanë dhënë një tjetër zhvillim një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar, duke e kthyer atë në një nga zonat më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb