LEZHE- Në një kohë kur në Lezhë po zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 2’ për këtë vit, jashtë godinës ku janë ministrat po zhvillohet një protestë.

Mësohet se kanë qenë banorët e Torovicës ata që janë hedhur në protestë, ndërsa protestojnë për gjendjen e rrugës së fshatit të tyre.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, njëherësh edhe deputetë në këtë qark, bisedoi me disa banorë, ndërsa u premtoi atyre se do të shqyrtohet projekti për rikonstruksion.

Kujtojmë se paraditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të një banori të Torovicës. Ky i fundit shkruante se teksa përgatiteshin për protestën e sotme, ishin kontrolluar dhe terrorizuar nga policia, ku kjo e fundit u kishte marrë edhe emrat shënim.

lezhe banoret proteste1

lezhe banoret proteste
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: