ELBASAN

Ndeshja e kategorisë së parë Elbasani-Turbina nis 25 minuta me vonesë. Skuadrat fillimisht për një orë nuk janë lejuar të futen në Elbasan Arena. Me këmbënguljen e drejtuesve të dy klubeve dhe presidentit të FSHF është arritur të lejohej zhvillimi i ndeshjes në Elbasan Arena.

Drejtori i Përgjithshëm i Stadiumeve Pal Dajçi sipas burimeve të News 24 kishte urdhëruar më herët që të mos zhvillohej ndeshja në këtë stadium.

Më pas është arritur mirëkuptimi që kjo ndeshje të luhej dhe në 14.25 skuadrat kanë nisur sfidën mes tyre në fushën e Elbasan Arena ku gjatë këtij edicioni kjo është ndeshja e tretë që Elbasani luan në fushën e tij.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb