Presidenti Ilir Meta shkruan në ‘Facebook’ se dita e parë e shkollës në komunën më të goditur nga koronavirusi në Itali ka nisur me këngë nga fëmijët Arbëreshë.

Teksa publikon shkrimin e medias italiane, Meta thekson se këta fëmijë e ruajnë me krenari ndër shekuj gjuhën e bukur shqipe.

“Me prezencën e Presidentit Sergio Mattarella, dita e parë e shkollës në Komunën VO, e para e goditur nga COVID-19 në Itali, filloi me këngë nga fëmijët Arbëreshë të Portokanones, që e ruajnë me krenari ndër shekuj gjuhën e bukur. Urime për një vit të mbarë shkollor fëmijëve Arbëreshë dhe të gjithë fëmijëve të Italisë fqinje! ??❤️??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb