Nis monitorimi i plastikës detare në zonat e mbrojtura detare shqiptare, pjesë e projektit të vendeve të Mesdheut. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe Prefekti i Flamur Mamaj morën pjesë në një prezantim të punës së bërë deri tani nga ky projekt si dhe një demonstrim në Parkun Kombëtar Sazan-Karaburun të procedurave të matjeve të mikro-plastikës në dete si dhe një pastrim të zonës së Plazhit të Vjetër.

“A kemi ne një menaxhim ashtu siç duhet të pastërtisë së detit tonë dhe natyrisht të jemi jo vetëm në sensin e monitorimit në sensin e evidentimit, por a kemi ne struktura në shtetin shqiptar për të kontrolluar mënyrën se si do të përqasen industritë e reja që po ndërrohen në det me pastërtinë dhe mjedisin. Unë mendoj që edhe në kuadër të projekteve që ka Ministria e Mjedisit dhe institucionet në varësi të saj me Bashkimin Evropian në kuadër të diskutimeve të hapura tashmë përsa i përket kapitullit 27, i cili është një nga kapitujt më të rëndësishëm përsa i përket negociatave, kapitulli për mbrojtjen e mjedisit ne na duhet si institucion të përgatitjeve shumë herë më tepër. Prandaj them që në fillim të fjalës na duhet të marrin eksperiencat më të mira dhe ky projekt nëse shënon një gjë pozitive është bashkëpunimi me vendet e Mesdheut për të kuptuar teknikat e reja dhe modern pwr të cilat zhvillohet kjo bisedë kemi folur shpesh dhe shumë në fakt, natyrisht pandemia na ndërpreu në disa aksione që ne kishim ndërmarrë përsa i përket pastrimit dhe kufizimit të përdorimit të plastikës. A jemi ne atje ku duhet ? Jemi shumë larg asaj që duhet. Jemi shumë larg trajtimit të plastikës në tokë e tani dhe në det për të bërë ne detyrën tonë në këtë Mesdhe që natyrisht është shumë i ngarkuar me mbetje plastike si hapësirë detare”, tha ministri Klosi.

Shqipëria është një vend shumë i vogël për të bërë ndryshime botërore të situatës por mund të japë shembuj siç ishte ai i reduktimit të qeseve plastike një përdorimshe dhe më pastaj me tentativën për të eliminuar përfundimisht përdorimin e qeseve plastike si një nga prioritet e Bashkimit Evropian, ku ne synojmë të aderojmë.

“Unë mendoj që iniciativat shumë të spikatura të Qeverisë Shqiptare ku Ministri Klosi ka qenë një nga njerëzit më mbështetës për ta bërë Shqipërinë një vend pa plastikë vërtet ishte një nga ato iniciativat që kemi mbështetur me zemër dhe do të vazhdojë t’i suportojë me gjithë energjitë e mia si kryetar bashkie pavarësisht se koha e Covidit i bënë të stopojnë për arsye të vështirësive me të cilat ndodhet gjitha planeti dhe sidomos bizneset. Por mendoj se një ditë do të kthehet normaliteti dhe të gjithë së bashku do të riorientohemi përsëri me mbrojtjen e mjedisit nga plastika, me përdorimin e me shkuarjen në përdorimin 0 të saj përsa i përket ambalazheve e problematika të tjera që ato shfaqin, por gjithsesi pavarësisht kësaj ne jemi duke implementuar projekte të rëndësishme në kuadër të stabilizimit e të përmirësimit të situatës në të cilën ndodhet trajtimi i plehrave në territorin e Bashkisë Vlorë. Falë mbështetjes së Qeverisë shqiptare donatorëve, financimit nga Banka Gjermane KFW në Vlorë ka filluar prej muajsh realizmi i projektit më të rëndësishëm të trajtimit të mbetjeve të ngurta në territorin e Bashkisë Vlorë si ai i landfilldit të Sherishtës”, tha Kreu i Bashkisë Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb