Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto Iftari i parë i shtruar nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë, teksa ka uruar besimtarët për agjërim të lehtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!”, ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb