Nis nga Elbasani procesi i rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj, kreu i bashkisë së Elbasanit dhe deputetë të qarkut.

Gjatë fjalës së tij ministri Peleshi e cilësoi tejet të rëndësishme këtë fushatë. “Ne sot i shikojmë në sy të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilëve ju drejtojmë ftesën për tu bërë pjesë e FA, sepse kemi arritur t’i japim një drejtim dinjitoz duke filluar nga paga. Siç e dini kemi një rritje prej 30% nga ushtari i parë tek Gjenerali, që do të thotë ai që sot rekrutohet në ushtri merr një pagë më shumë se 50 mijë lekë të reja që në momentin e parë. Por nuk është vetëm kjo, së pari të jesh kontributor në FA do të thotë të bësh pjesë në atë fashë të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë sot për sot më të kuotuarit në opinionin publik, sipas të gjitha sondazheve, pyetësorëve institucioni ku qytetarët besojnë më tepër janë FA”, theksoi ministri Peleshi.

Më tej në fjalën e tij ai shtoi se FA kanë një prezantim dinjitoz në misionet e NATO-s prej më shumë se 20 vitesh në zona si Afganistani, Iraku, Kosova, Bosnja, Afrika apo Letonia.

“FA me të vërtetë është krenari dhe ne sot përmes këtij eventi që po fillojmë në Elbasan dhe do të shkojmë në të gjithë Shqipërinë duam ta sjellim më pranë publikut atë çka janë FA, mundësitë që ofrojnë dhe mbi të gjitha krenarinë dhe nderin që të shërbesh në të”, tha Ministri i Mbrojtjes.

Duke ftuar djemtë dhe vajzat të bëhen pjesë e FA përmes këtij procesi rekrutimi, ministri Peleshi tha se ata kanë mundësi të ngrihen në karrierë dhe të përfitojnë nga trajnimet brenda dhe jashtë vendit.

“Djem, vajza dhe ushtarakë, të cilët në varësi të shkollimit të tyre dhe të dëshirës për të ecur në karrierë nuk bëhet fjalë vetëm për të filluar dhe shërbyer deri në fund të jetës së tyre profesionale si ushtar bazë, por kanë mundësi të ngrihen si Ushtari Parë, Ushtari Dytë, Ushtari Tretë, Ushtari Katërt dhe pastaj, nëse kanë një shkollë të mesme është linja tjetër e karrierës, apo ata që kanë një shkollë të lartë duan të përfitojnë nga kurset e oficerit, kurse të shumta brenda vendit jashtë vendit, SHBA apo vende të tjera aleate të NATO-s kanë mundësinë që të arrijnë pse jo edhe në gradat më të larta të vendit. Sot për sot, do të thoja, sistemi ka shpërblimin më dinjitoz edhe në terma page, por edhe në terma morale”, tha Peleshi.

Fushata e rekrutimit ka nisur edhe në Tiranë dhe do të vijojë deri më 20 janar 2022. Rreth 400 vende të lira janë sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktivë. Procesi është i hapur për të gjithë të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjeçar, të mesëm apo të lartë.

E4314621 00e4 411a B403 D32f4d95bd25

697958cf 06b1 4ad3 86e0 6f03e83aad15

E637a5c9 1c8c 4429 B7c7 983d9267dc8f

71a7bf1e 2a55 44b2 8c08 61e2450973fe

A5230d52 D804 4827 91d2 A76c9aec2039

5460be55 5f95 4678 B5b9 03fa81b43820

8c8e974b 0aee 457d 9dc5 Ea9394e2d774

600c67eb 7dee 4107 Bc5b 3bad4f3c45dc

Bd327725 Caf8 4a2f 9bb8 A581f0960f96

711c68a8 Eb68 4fd7 9a39 A0f99e8eab34

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb