AMA pritet të fikë të martën me 1 tetor sinjalin e transmetimit analog. Në mbledhjen e sotme, të Këshillit të AMA-s, tre nga anëtarë kërkuan shtyrjen e procesit të dixhitalizmit në një periudhë kohe pa afat, kërkesë që lidhet me plotësimin e kushteve të parashikuara në “Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike”, miratuar nga Këshilli i Ministrave në shtator të vitit 2012.

Sipas e anëtarëve të AMA-s, qytetarët shqiptarë apo familjet në zonat e parashikuara për zbatimin e transmetimeve numerike nuk janë të pajisur me dekoderë sipas kërkesave të dokumenteve që rregullojnë procesin e dixhitalizimit.

AMA ka kryer një sondazh me një kampion prej 1600 familje të kontaktuar nëpërmjet telefonit fiks në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë. Nga gjetjet e sondazhit rezulton se 16% e popullsisë nuk është e pajisur ende me dekoder DVB-T2. Nëse kërkesa e tre anëtarëve të AMA-s nuk merret parasysh, atëherë nesër do të fiket sinjali i transmetimit analog, dhe familjet që nuk janë pajisur me dekoder DVB-T2 nuk do të mund të shohin stacionet televizive.

Kuadri ligjor që normon procesin e digjitalizimit kërkon domosdoshmërisht pajisjen e plotë të audiencës me marrës numerikë, ose dekodera, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb