Pronar i ri, rregulla të reja. Në shtëpinë e Chelsea ka nisur epoka Boehly, ndryshimi ka qenë i menjëhershëm, por ky është vetëm fillimi, pasi reformat tashmë do të zbresin në fushë. Drejtuesit e ri të bluve kanë përpiluar edhe strategjinë e re ku disa prej titullarëve në vitet e fundit janë nxjerrë në shitje.

Nga Chelsea pritet të largohen thuajse të gjithë sulmuesit, i pari ishte Romelu Lukaku. Fatin e belgut pritet ta ndjek edhe Timo Werner, me sulmuesin gjerman që është parashikuar të sakrifikohet për të arritur te Matthijs De Ligt. Të njëjtin fat ka edhe Christian Pulisic, edhe ai mund të përfshihet në këtë negociatë, nëse nuk e preferon Juve mund të largohet në ndonjë skuadër tjetër.

Daily Mail
Daily Mail

Me valixhe në duar është edhe Hakim Ziyech për të cilin ka interesim të fortë nga Milan. Nga të gjithë sulmuesit vetëm Havertz bën pjesë në planet e Tuchel. Kjo situatë favorizon shumë Armando Brojën me sulmuesin kuqezi që do të jetë i vëzhguari special i teknikun gjerman gjatë fazës përgatitore.

Sigurisht që Chelsea nuk do jetë aktiv vetëm në merkaton në dalje, sipas Daily Mail: C.Ronaldo dhe Sterling janë dy prioritet e tyre për të përforcuar fazën ofensive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb