Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca kanë parë nga afër operacionin e eksportit detar të Shqipërisë që ka nisur sot. Ky eksport përfshin edhe Japoninë që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka 27 destinacione. Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi i Japonisë u shpreh se kjo do të sjellë investime të reja nga Japonia.

“Ky biznes mund të sjellë biznese të tjera dhe investime nga Japonia”- tha ai.

Sipas Ramës industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synohet dyfishimi në mandatin e tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb