Dukej si një pistë e fikur si pasojë e krizës së madhe financiare që ka sjell COVID-19 por Real Madrid me sa duket nuk është dorëzuar për të veshur me të bardha Kylian Mbappe. Presidenti Perez dhe mbi të gjitha trajneri Zidane, kanë kohë që kërkojnë shërbimet e sulmuesit francez, por në çdo rast kanë hasur në një “Jo” të prere nga PSG, ndërsa në momente të caktuara ky investim ishte përtej mundësive financiare. Mbappe është nën kontratë me PSG deri në vitin 2022 por në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit po punojnë për ti ofruar një rinovim që do ta shndërronte në lojtarin më të paguar në botë.

As
As

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali do të tentojë sërish në fund të sezonit për të bindur Mbappe ndërsa kanë gati edhe planin për të siguruar paratë e domosdoshme për një transferim të tillë. Nga Madridi pritet të largohet përfundimisht lojtarë si Isco, Bale, Jovic, Marcelo e Brahim, me këto largime Perez pretendon të fitojë mbi 100 milion euro, një baze e mjaftueshme për të nisur negociatat me PSG ndërsa pjesën tjetër të shumës mund ta sigurojnë me anë të një kredie bankare. Sa i përket pagës së tij sezonale, 21 milion euro, kjo nuk pritet të jetë një problem pasi me largimin e lojtarëve si Isco e Bale, do të garantohej paga e Mbappe, kjo pasi janë lojtarë që marrin shumë të mëdha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb