Shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, kanë nisur një plan operacional të quajtur “ROADPOL MARS 2021”, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Prej ditës së sotme, policia ka monitoruar me kamera në segmente kyçe rrugore, të etiketuar si “njolla të zeza” për shkak të ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë. Policia njofton se patrullimi dhe monitorimi parandalues konsiston kryesisht në parakalimet e gabuara, shpejtësinë mbi normat e lejuara, për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit motomjeteve, si dhe për drejtimin e mjetti nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 138 masa për parakalime të gabuara të konstatuara gjatë lëvizjes me mjete të pauniformuara dhe nga efektivë civilë të Policisë Rrugore. Policia apelon shoferët që të tregohen të kujdesshëm, të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Njësia Operacionale ka konstatuar me radar, 34 drejtues mjetesh që qarkullonin në Rrugën e Kombit dhe në aksin Thumanë-Milot–Lezhë, me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët janë dërguar për shqyrtim të mëtejshëm në Organin Administrativ Shtetëror, në territorin e Drejtorive Vendore të Policisë ku janë konstatuar shkeljet.

Gjithashtu janë vendosur 78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 89 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Kontrolle në lëvizje, me mjete të pauniformuara të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe nga shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Prej ditës së sotme, në të gjithë vendin, Njësia Operacionale, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, ka nisur kontrollet për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin operacional, të cilat konsistojnë në monitorimin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve.

Kontrollet parandaluese po vijojnë në lëvizje duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë dhe mjete të tjera teknike me punonjës policie civilë, të cilët monitorojnë me kamera rruge, segmente kyçe të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Patrullimi dhe monitorimi parandalues konsiston kryesisht në parakalimet e gabuara, shpejtësinë mbi normat e lejuara, për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 138 masa për parakalime të gabuara të konstatuara gjatë lëvizjes me mjete të pauniformuara dhe nga efektivë civilë të Policisë Rrugore.

Njësia Operacionale ka konstatuar me radar, 34 drejtues mjetesh që qarkullonin në Rrugën e Kombit dhe në aksin Thumanë-Milot–Lezhë, me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët janë dërguar për shqyrtim të mëtejshëm në Organin Administrativ Shtetëror, në territorin e Drejtorive Vendore të Policisë ku janë konstatuar shkeljet.

Gjithashtu janë vendosur 78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 89 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Plani operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët me risk për ngjarje.

Duke e vlerësuar si mjaft efikas rolin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në rrugë i ftojmë ata që të gjitha shqetësimet dhe shkeljet e konstatuara t’i adresojnë në kohë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes dhe durim maksimal në zonat me trafik të renduar, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb