Nis parada inauguruese për të nderuar administratën e Presidentit Joe Biden.

Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris do të shoqërohen nga rruga e 15-të në Shtëpinë e Bardhë nga Banda e Ushtrisë Amerikane, një Gardë Nderi si edhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Gardës dhe Fife Drum Corps drejt Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu çdo degë e ushtrisë do të ketë përfaqësuesin e saj në shoqërimin presidencial.

Sipas një njoftimi për shtyp të Komitetit Presidencial Përurues, parada do të paraqese “shfaqje të larmishme, dinamike në komunitetet e të 56 shteteve dhe territoreve, do të festojë, do të nxjerrë në pah diversitetin, trashëgiminë dhe qëndrueshmërinë e vendit”.

Mediat raportojnë se Biden ka dalë nga makina presidenciale dhe po shkon në këmbë drejt Shtëpisë së Bardhë së bashku me zonjën e parë Jill Biden dhe familjen e tyre. Gjatë ecjes Biden takon e përshëndet qytetarët.

Ai po ashtu në një moment vrapoi për në një zonë shtypi ku i rrahu shpatullat një gazetari, duke i thënë: “Vazhdoni të bëni atë që po bëni”.

Sipas një njoftimi për shtyp të Komitetit Presidencial Përurues, parada do të paraqese “shfaqje të larmishme, dinamike në komunitetet e të 56 shteteve dhe territoreve, do të festojë, do të nxjerrë në pah diversitetin, trashëgiminë dhe qëndrueshmërinë e vendit”.

  • foto galeri

Pas këtyre momenteve Joe Biden ngjiti shkallët e Shtëpinë e Bardhë për herë të parë si President. Ai u përshëndet nga anëtarët e ushtrisë dhe një bandë muzikore, teksa krah tij qendronte Zonja e Parë, Jill Biden.

Grupi luajti “Hail to the Chief” dhe “God Bless America” ​​ndërsa çifti shikonte.

Kujtojmë që pak orë më parë, Joe Biden bëri betimin duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së gjatë një ceremonie betimi ku mungonte paraardhësi i tij, Donald Trump, i nisur për në Florida më herët.

Me dorën e majtë mbi Bibël dhe dorën e djathtë të ngritur, ish-zëvendëspresidenti në kohën e Barack Obamas, i cili mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në moshën 78-vjeçare në përfundim të një karriere të gjatë politike, bëri betimin ashtu si e kanë bërë para tij, George Washington, Franklin D. Roosevelt apo John F. Kennedy.

“Betohem solemnisht se do të kryej me besnikëri detyrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe se do të bëj çmos për të ruajtur, mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së”, deklaroi Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb