HIMARE- Ka nisur aksioni për shembjen e objekteve në Himarë në kuadër të fazës së dytë të rivitalizimit i planifikimit urban të qendrës së qytetit.

Ndonëse prishja e 24 objekteve ishte parashikuar, banorët nuk kanë rënë dakord me këtë vendim të IKMT as në minutat e fundit. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enrik Mehmeti raporton se shumë prej tyre janë përplasur me policinë, ku këta të fundit kanë qenë të shumtë në numër për mbarëvajtjen e situatës.

Sakaq, sot pritet të shemben 8 objekte.


Edhe pse janë zhvilluar disa takime mes banorëve dhe pushtetit vendor, mes tyre nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët. Banorët pretendojnë se këto shembje janë të paligjshme.
himare 2

himare 3

himare-1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb