TIRANE- Një ditë pas marrjes së lejes për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” për t’i hapur rrugë ndërtimit të stadiumit të ri, ka nisur menjëherë puna. Drejtori i këtij stadiumi, Eduard Prodani, i ftuar në studion e “News24”, është shprehur se çdo aset i stadiumit do të çmontohet dhe t’u dhurohet klubeve të tjera të futbollit në vend. Prodani tha se sipas kontratës, stadiumi do të jetë gati për 24 muaj.

“Çdo aset i stadiumit do të çmontohet dhe do u dhurohet klubeve të futbollit. Aktualisht po bëjmë çmontimin e stolave. Tapetin e blerë besoj do ta çojmë në Cërrik. Për sistemin e ndriçimit nuk është vendosur akoma. Një ide është në Kukës, por këto do të bëhen në varësi të nevojave. Stadiumet në vendin tonë kanë shumë nevojë për ndërhyrje. Ndërkaq janë njoftuar edhe bar-kafetë aty”, tha Prodani.

Ndërsa sa i takon ndeshjeve që do të luhen në vijim, Prodani tha se “Do të jetë një periudhë e shtrënguar për ekipet, por besoj se një alternativë do të jetë stadiumi i Elbasanit”.

Më herët ditën e sotme kryeministri Edi Rama, nëpërmjet publikimit të disa fotove në rrjetete sociale, njoftoi nisjen e punimeve për “Arenën e Kombëtares”.

“Bashkë me rrugëtimin e Kuqezinjve në Finalet e Francës filloi edhe rrugëtimi për ndërtimin e Arenës Kombëtare ? Për 18 muaj do të hapim dyert e njërit ndër stadiumeve më të bukur të Europës (shpresoj me një ndeshje Shqipëri – Kosovë) dhe do të bëjmë festën më të madhe kuqezi me të ftuar nga çdo hapësirë ku jetojnë shqiptarët ‪#‎ForcaShqiperia‬❤??⚽??”, shkruan kryeministri.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: