DURRES- Nis procedim penal për ish-drejtorin e ALUIZN-it Durrës, Flamur Gjuzi, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. ‘BalkanWeb’ mëson se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish-drejtorin, përfaqësues i LSI. Po ashtu po hetohet edhe ish punonjësit Skerdi Bello dhe Elvis Pengili (të gjithë përfaqësues të LSI).

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Masë ‘detyrim paraqitje’ është caktuar edhe për një arkitekte private, Nevjana Isufin, e cila akuzohet se është bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve.

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 27.03.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit F.GJ, E.P, S.B dhe N.I, vjeç 47, 31, 28 e 44, banues në Durrës, e cila ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: