Nis procesi ndaj Izet Haxhisë, i cili dyshohet për vrasjen e Azem Hjdarit, ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Prokuroria e Tiranës kërkon thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku Haxhia ka qenë truproja i tij si dhe i Jaho Mulosmanit.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: