Për rreth 1 orë u mbajt sot protesta e pedagogëve të Universiteteve, përballë Universitetit Politeknik në kryeqytetet. Ata pohuan se do të mblidhen në një tjetër protestë me 17 tetor, datë kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.

Pedagogë, të bërë bashkë në këtë protestë parashtruan kërkesat e tyre dhe bënë të qartë se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e tyre.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të Universiteti Bujqësor i Tiranës njoftoi se do të ketë rritje deri në 7 % të pedagogëve.

Qëndrim për të cilin pedagogët theksuan se është i papranueshëm, duke shtuar se kryeministri duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të njihet me realitetin.

“Duke pritur kryeministrin të realizojë kërkesën e ofertës tonë, me krizën që supozon kryeministri, ne i kemi ulur kërkesat tona. Duke ju falënderuar, nëse nuk kemi një përgjigje dinjitoze, në datën 17, do të jemi serish në proteste. Të jemi të qartë Sindikata i ka përkrahur protestat edhe të studentëve. Mendojmë që ato ishin të drejta”, tha kreu i Sindikatës se pedagogeve, Aleksandër Koçavi.

PROTESTA
Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një reagim atëherë do të bojkotojnë procesin mësimor. Kësaj thirrje i janë bashkuar edhe pedagogë të universiteteve të rretheve, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe ftesës së Sindikatës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

 

Përgjigja e Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi ndaj kryeministrit Edi Rama: 

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet”, tha ai, duke shtuar: “Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit , të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. kryeministri vijon me teorinë  e 7%. kjo nuk është rritje. pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim,. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universiteti”, tha Kovaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: