Vetëvendosje ka mbajtur sot në Prishtinë një tubim, që është cilësuar nga organizatorët si “provë për protestë” në kohën e pandemisë së koronavirusit. Ky tubim është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Qytetarët, kanë brohoritur dhe thirrur emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndërsa janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas provës së parë javë më parë Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në ballkonin e qeverisë për të përshëndetur protestuesit në sheshin e Prishtinës. Ata nisën të brohorisnin “Duam Zgjedhje”. Në ballkonin e Kuvendit ndërkaq janë parë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, mëngjesin e së enjtes ka konfirmuar për Telegrafin se sot në provë planifikojnë të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.

Kujtojmë se në provën e parë të protestës, më 12 maj ishin përafërsisht 500 persona, të cilët ishin më maska, dorëza dhe mbanin distancë sociale. Ndryshe, edhe Policia e Kosovës do ta lejojë Lëvizjen Vetëvendosje që sot të mbajë provën e dytë të përgatitjes për protestë. Këtë e kanë bërë të ditur për Telegrafin zyra e medieve në Policinë e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb